Lajme
Ndryshimi i orës, akoma pa dakordim në Bruksel
Edhe pse Komisioni Evropian tre vjet më parë propozoi heqjen e ndryshimit të orës gjatë dimrit, vendet anëtare ende nuk janë pajtuar rreth kësaj çështjeje dhe duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë as në një të ardhme të afërt.
“Të dielën, më 31 tetor, do të lëvizim orën”, ka thënë të premten zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan de Keersmaecker, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë po ndodh me propozimin për heqjen e ndryshimit të orës pas përfundimit të javës së fundit të marsit dhe asaj të tetorit, transmeton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
Lëvizja e orës do të duhej të ndalej në vitin 2019, pasi që ish-presidenti i KE-së, Jean Clause Junker, në vitin 2018 pati propozuar që të aplikohet një praktikë e tillë në tërë Bashkimin Evropian, duke ua lënë në dorë vendeve anëtare që të vendosin nëse do të përkrahin kohën verore apo dimërore të orës.
Propozimin e kishte përkrahur Parlamenti Evropian në vitin 2019, por do të duhej ta miratonin vendet anëtare. Aktualisht nuk ka një informacion nëse propozimi do të mund të kishte përkrahjen e tyre.
“Tani është në duart e vendeve anëtare”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian.
Në anën tjetër, ministrat evropianë të Komunikacionit kanë vendosur në dhjetor të vitit 2018 të shtyjnë vendimin për heqjen e lëvizjes së orës nga viti 2021, por nga atëherë asgjë nuk ka ndodhur.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











