Lajme
Në Austri do të rriten pagat e politikanëve
Kjo për shkak të inflacionit të lartë
Për shkak të shkallës së lartë të inflacionit rriten pagat e politikanëve në Austri, ndërsa punonjësit në degë të ndryshme të ekonomisë janë ende në negociata për marrëveshje të re kolektive, pra rritje automatike të pagave, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Zyra austriake e auditimit ka përcjellë deri në Qeveri “faktorin e përshtatjes”, pra përqindjen me të cilën nga 1 janari do të rriten pagat e funksionarëve shtetërorë. Për bazë është marrë inflacioni nga korriku i vitit 2021 deri në qershor të këtij viti që arrin 5.3 për qind.
Kjo do të rrisë ndjeshëm të ardhurat, për shembull, të presidentit të Austrisë për 1.344 euro në muaj dhe paga e tij mujore bruto do të jetë 26.701 euro. Paga e kancelares do të rritet për 1.200 euro në 23.840 euro. Ndërsa pagat e deputetëve do të rriten për 497 euro në 9.832 euro. Rritja e pagave hyn në fuqi me automatizëm, përveç nëse Parlamenti nuk sjell vendim që të mos përshtatë pagat e politikanëve me shkallën e inflacionit.
Derisa partitë në pushtet, Partia Popullore (OVP) dhe të Gjelbrit heshtin, Partia Socialdemokrate (SPO) dhe Partia e Lirisë (FPO) kërkojnë të mos ketë përshtatje me automatizëm të pagave me inflacionin.
Madje, kreu i FPO-së, Herbert Kikl, ka kërkuar uljen e pagave të anëtarëve të qeverisë, por edhe të “opozitës së rreme” për shkak të keqmenaxhimit të politikës që nga koha e pandemisë e deri te sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri












