Lajme
Në Bern po mbahet “Innovation & Leadership Conference 2026”, bashkon inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër
Konferenca mbledh profesionistë, akademikë dhe sipërmarrës nga diaspora shqiptare për të diskutuar zhvillimet në teknologji, ekonomi dhe lidership modern.
Sot, më 6 qershor 2026, në Bern të Zvicrës po zhvillohet “Innovation & Leadership Conference 2026”, një platformë e rëndësishme që synon të lidhë inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër dhe më gjerë në Evropë, shkruan albinfo.ch.
Eventi po organizohet nga Albanian Engineering of Switzerland AES dhe synon të krijojë një hapësirë strategjike për networking, bashkëpunim dhe zhvillim profesional mes profesionistëve shqiptarë në fusha të ndryshme.
Blerta Berisha Morina thekson se qëllimi kryesor i konferencës është ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes inovacionit, shkencës, teknologjisë dhe biznesit, duke përfshirë si gjeneratën e re ashtu edhe liderët e industrisë.
Sipas saj, konferenca i dedikohet studentëve, profesionistëve, sipërmarrësve dhe institucioneve që synojnë zhvillim profesional dhe partneritete strategjike në tregun ndërkombëtar.
Këtë vit, eventi po mbledh pjesëmarrës të shumtë nga Zvicra dhe diaspora shqiptare në Evropë, ndërsa janë të konfirmuar tetë folës nga fusha të ndryshme si biznesi, ekonomia, teknologjia, shkenca dhe mjekësia.
Ndër emrat që po mbajnë fjalim janë: Fadil Çitaku, Kaltrina Paloja, Adhurim Haxhimusa, Afrim Morina dhe Sulejman Vejseli.
Vlen të theksohet se në këtë konferencë po diskutohen tema të rëndësishme si inovacioni në biznes dhe industri, transformimi digjital, inteligjenca artificiale, lidershipi modern, edukimi dhe bashkëpunimi mes akademisë dhe industrisë.
“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një platformë të qëndrueshme ku inovacioni dhe lidershipi bashkohen për të krijuar mundësi të reja për komunitetin shqiptar në Zvicër dhe Evropë,” u theksua gjatë prezantimit të eventit.
Konferenca pritet të shërbejë si një pikë takimi e rëndësishme për ide, projekte dhe bashkëpunime të reja profesionale në nivel ndërkombëtar./Albinfo.ch

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata Diaspora i drejtohet kutive të votimit... -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Mbështetës të Albin Kurtit nga Zvicra mbërrijnë në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025














