Lajme
Në Bullgari arrestohen 5 persona që kishin lidhje me sulmet në Stamboll
Policia bullgare ka arrestuar pesë persona në lidhje me sulmin me bombë në Stamboll fundjavën e kaluar që vrau gjashtë persona, njoftoi sot Prokuroria bullgare.
Të dyshuarit janë arrestuar për ndihmën e një prej pjesëmarrësve në shpërthimin e 13 nëntorit, tha zëdhënësja e kryeprokurorit bullgar, Sika Mileva, pa specifikuar kombësinë e tyre.
Ata akuzohen për ofrimin e ndihmës logjistike në arratisjen e të dyshuarit të dytë kryesor në sulmin në Stamboll, tha Mileva, pa specifikuar nëse i dyshuari ishte ende i lirë, raportoi AP.
Agjencia Anadolu raportoi sot se policia anti-terroriste në Stamboll arrestoi tetë persona të tjerë të dyshuar se ndihmuan ata që kryen shpërthimin, përcjell albinfo.ch.
Një gjykatë turke të premten urdhëroi ndalimin e 17 të dyshuarve në pritje të gjykimit, duke i akuzuar ata për përpjekje kundër unitetit kombëtar, vrasje me paramendim dhe tentativë vrasje. Gjykata liroi tre të dyshuar të tjerë nga paraburgimi deri në fillimin e gjykimit, raportoi AP.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













