Lajme
Në cilat kantone në Zvicër po bie shkalla e infeksioneve Covid-19
Ndonëse numri i lartë i infeksioeve në Zvicër ka filluar të bie, dy kantone arritën të vinin nën kontroll shkallën e tyre të infektimit, pasi përjetuan një kulm vetëm tri javë më parë. Kështu bënë të ditur autoritetet shëndetësore kantonale, transmeton albinfo.ch.
Kantoni Schwyz
Numri i rasteve në kantonin qendror zviceran me një popullsi prej pak më shumë se 159,000 u rrit ndjeshëm në javët e fundit për shkak të një serie ngjarjesh.
Sipas transmetuesit publik të SRF-së, i cili bazoi analizën e tij në të dhëna nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), një nga ato ngjarje ‘super-përhapëse’ ishte shfaqja e yodeling “Uf immer und Ewig”, ku shumë nga 600 spektatorë u infektuan në fund të shtatorit, sepse nuk u kërkohej të mbanin maskë.
Por situata epidemiologjike në kanton “është qetësuar” në mënyrë të konsiderueshme, tregon analiza e SFR, për shkak të kufizimeve të futura në kanton më 30 tetor.
Ngjarjet masive të tilla si festivali i yodeling tani janë të ndaluara në gjithë Zvicrën, por Schwyz shkoi edhe më tej duke kufizuar tubimet publike në 30 në vend të 50 të lejuara në nivelin kombëtar, dhe duke i bërë maskat të detyrueshme në vendin e punës.
Si rezultat i këtyre masave, numri i rasteve ra nga 223 javën e fundit të tetorit.
“Pra, nëse ngjarjet e mëdha me koncepte të diskutueshme mbrojtjeje mund të shkaktojnë një rritje të mprehtë të numrave, atëherë mungesa e tyre shkakton rënie të numrave”, theksoi SRF.
Kantoni Valais:
Në tetor dhe në fillim të nëntorit, kantoni kishte infeksionet më korona në lidhje me popullsinë e tij prej gati 344,000.
Për shembull, mbi 880 raste u regjistruan më 27 tetor. Më 8 nëntor u regjistruan 170 raste.
“Rryma është kthyer dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht”, tha SRF.
Autoritetet kantonale morën masa që herët, madje edhe para se Këshilli Federal të vendoste kufizime në gjithë vendin.
Kontaktet shoqërore u kufizuan tri javë më parë, dhe që nga ajo kohë vetëm 10 persona janë lejuar të takohen në të njëjtën kohë. Restorantet, baret, klubet, kinematë dhe objektet e tjera të kohës së lirë janë mbyllur.
Dhe, ndërsa në kantone të tjera katolike familjet shkuan në kishë dhe varreza në Ditën e Të Gjithë Shenjtorëve më 1 nëntor, kjo nuk u lejua në Valais. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
“Një brez mes dy kulturave” -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit
Jeta në Zvicër
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues














