Lajme

Në Cyrih mbahet turneu i nxënësve të shkollave shqipe

LAPSH-i «Naim Frashëri» i kantonit të Cyrihut organizon turnir në futboll për nxënësit shqiptarë të cilë ndjekin mësimin në gjuhën dhe kulturën amtare shqipe.

Në një atmosferë të përzemërt dhe festive duke filluar nga ora 10.00 e mëngjesit të së dielës së 2 qershorit 2024, nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën dhe kulturën amtare shqipe, filluan të mbledheshin në qendrën sportive «Heerenschürli» në Cyrih, ku për nderë të ditës ndërkombëtare të fëmijëve, nga LAPSH-i «Naim Frashëri» për kantonin e Cyrihut, u organizua turnir në futboll për nxënësit që shkojnë në mësimin shqip të organizuar nga LAPSH-i.

Madhështinë kësaj feste dhe këtij turniri futbolli ia shtoj prania e Ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Bern, Mentor Latifi, drejtuesi i Misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, sikurse edhe spozorit tonë, me këtë rast, FWM Partner AG, me seli në Glattbrugg.

Sponsori ishte me një pesë të bashkëpunëtorëve dhe kishin sjell me vete edhe trikot për ndeshjet sportive me logot e LAPSH-it për të gjithë fëmijët. Poashtu për të pranishmit u organizua edhe një lojë shpërblyese, cila vazhdon edhe më tutje deri më 31.12.2024. https://www.fwm-partner.ch/kampagne

Turnirin e shpalli të hapur kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut zot. Naser Ulaj i cili u uroj nxënësëve dhe prindërve mirëseardhje në këtë turnir futbolli dhe uroj që më i miri të fitoj. Ai ftoj për një fjalë rasti Ambasadorin tonë në Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë z.Latifi, i cili u shpreh i nderuar dhe i lumtur të jet sot pjesë e këtij turniri të LAPSH-it. Ai i përgëzoj nxënësit, prindërit dhe LAPSH-in për punën e tyre të devotshme të mbajtjes gjallë të mësimit në gjuhën dhe kulturën shqipe dhe i inkurajoj ata që edhe më shumë të punojnë në këtë drejtim. Ambasadori Latifi simbolikisht hapi vet turnirin e futbollit duke e luajtur topin e parë në drejtim të skuadrës e cila duhej te niste lojën si dhe përcolli edhe një pjesë të ndeshjeve në turnir.

Edhe drejtuesi i Misionit konsullor të Republikës së Kosovës në në Cyrih (Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih) z. Vigan Berisha përgëzoj të gjithë të pranishmit, nxënës, prindër, arsimtarët/et mysafirët dhe Kryesinë e LAPSH-it «Naim Frashëri» të kantonin e Cyrihut për këtë organizim dhe i ftoj të gjithë që të dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin e gjuhës shqipe i cili zhvillohet në kuadër të LAPSH-it. Z. Berisha ishte i pranishëm tërë kohë në këtë manifestim dhe në fund ndau edhe medaljet për ekipet fituese.

Në shenjë nderimi për Ambasadorin Latifi dhe Drejtuesin e Misionit konsullor Berisha, Shkolla Shqipe LAPSH-Zürich ua dhuroj atyre nga një triko me logon e LAPSH-it të cilat i bartnin nxënësit në lojët e zhvilluara.

Edhe pse koha ishte me vrënësira, për fat nuk pati shi, dhe ç’do gjë shkoj si më së miri.

Kategorizimi i fituesëve në turnir sipas skuadrave të cilat i emërtuan vet nxënësit, para fillimi të turnirit.

Klasat 1-3

  1. Shqiponja
  2. Shqiponjat e Zeza
  3. Vlora

Klasat 4-6

  1. FC Lapshi
  2. Lumi i Shkëmbit
  3. FC Shqipëria

Klasat 7-9

  1. Drita
  2. Autokton
  3. Prindërit dhe Lapshi

Fituesit në kategoritë e klasëve i përgëzojmë për fitoret e tyre, kurse të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre i falënderojmë për pjesëmarrjen madhështore dhe përplotënimin e këtij organizimi.

Ambasdori i Latifi, i ndarë i kënaqur nga veprimtaria e sotme kishte dërguar në mbërmje edhe një falënderim të tij në adresë të Kryetarit të LAPSH-it z. Ulaj për turnirin e sotëm me nxënësit/et e LASPH-it: «I nderuari zt. Ulaj, faleminderit per ftesen tuaj!  Ju lumte ju dhe LAPSH-it, per organizimin aq të mirë dhe të qëlluar për ti mbajtur afër rininë tonë. Ju përshëndes miqësisht, Mentor Latifi»

Falemnderit të gjithë të pranishmëve të cilët ndihmuan në organizimin, dhe zhvillimin me sukses të këtij turniri.

Falënderim i veçant për komisionin organizativ përbër nga :

Fatjon Bajrami, anëtar i kryesisë së LAPSH-it,

Naim Shashivari, anëtar i kryesisë së LAPSH-it,

Faton Shabani, arsimdashës

Rasim Beqiri, arsimdashës

Mirë u pafshim në takime të tjera!

Fotot Lulzim Hasi,

Kryesisa e LAPSH-it për kantonin e Cyrihut

Gëzim Kasumaj, nënkryetar

Zyrtar për marrëdhënie me publikun dhe mediat

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch

Më shumë foto: https://www.facebook.com/photo/?fbid=2443650846024727&set=pcb.2443645329358612