Kosova
Në ditën e Ushtrisë, një veteran i UÇK-së do të bëhet me shtëpi
Humanisti i njohur kosovar, Halil Kastrati ditën (sot, e premte) kur do të votohet ushtria e Kosovës ka vendosur ta bëjë me shtëpi një veteran të UÇK-së.
Kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, njofton se me rastin e formimit të ushtrisë së Kosovës do të shpërndajë një palë çelësa.
“Jetimat e Ballkanit me këtë rast do të ja bëjnë një surprizë të madhe një Veterani të luftës i cili përveç sëmundjes së rëndë jeton edhe me kushte shumë të rënda”, njoftoi Halil Kastrati në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Më tej ai shton “Ahhh sa emocionuese për mua me bartë uniformën të cilën dikur e mbante vëllai im tash dëshmor”.
Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit” ka ndihmuar shumë familje me nevojë, duke i bërë me shtëpi. Ndihmë të madhe kanë dhënë edhe mërgimtarët, që vazhdojnë të ndihmojnë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













