Lajme
Në emër të sigurisë, ANP “rjep” pasagjerët
Për taksë të sigurisë, pasagjerët kosovarë paguajnë nga 6 euro shërbim, ndërsa menaxherët e Aeroportit të Prishtinës këto para nuk i investojnë për siguri
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “Adem Jashari” është duke aplikuar tarifat më të larta në rajon për sigurinë në komunikacion, duke ua marrë çdo pasagjeri nga 6 euro që udhëton nga Prishtina. Në emër të kësaj tarife të sigurimit, Aeroporti i Prishtinës inkason miliona euro.
Ky buxhet, siç raportojnë mediet në Prishtinë, shfrytëzohen për mbulimin e shpenzimeve tjera operative, gjë e cila është në kundërshtim me rregullat e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).
“Me aprovimin e Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), për secilin udhëtar në shkuarje paguhet tarifa e sigurimit prej 6 euro, përderisa në raportin vjetor të këtij institucioni nuk figuron një përshkrim i detajuar i shpenzimit të këtyre mjeteve”, thuhet në një raport të gazetës “Zëri”.
Kjo taksë, të cilën detyrohen ta paguajnë pasagjerët kosovarë, është shumë më e lartë se në disa vende fqinje. Në Aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla” një taksë e tillë është vetëm 3.3 euro, ndërsa në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë është 4 euro.
Sipas dokumenteve ndërkombëtare, tarifa e sigurimit duhet të mblidhet për të mbuluar koston e shërbimit të sigurimit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të shfrytëzohen për të mbuluar shpenzimet tjera.
Por , sipas të njëjtit burim, departamenti i sigurimit në Aeroport viteve të fundit ka pasur shkurtim të buxhetit.
“Departamenti i sigurimit në Aeroport ka pasur shkurtim të buxhetit dhe sipas disa informatave i tërë buxheti për këtë departament nuk e kalon shifrën prej 250 mijë euro, ndërsa vetëm në emër të kësaj takse kostoja e shërbimit është tejkaluar për 4.25 milionë euro”, thuhet në raport.
Disa nga punëtorët e Aeroportit pohojnë se shpenzimet e sigurimit në Aeroport janë zvogëluar për rreth 50 për qind, ku ka pasur edhe largim nga puna të disa menaxherëve e ndërrim të vendeve të punës të disa punëtorëve.
ANP “Adem Jashari” është dhënë në koncesion partneritetit publiko privat dhe konsorciumit Turko-Francez “Limak & Airports de Lyon”. Qeveria e Kosovës nënshkroi një kontratë për menaxhimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për 20 vitet e ardhshme.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













