Shqipëria
Së shpejti nis gjykimi i bandës kriminale prej 10 shqiptarëve që kryen 400 vjedhje në Francë e Belgjikë
Banda kriminale e shqiptarëve që kryente grabitje në Francë dhe Belgjikë do të gjykohet së shpejti në gjykatën e Versajës.
Hetuesit kanë përfunduar tashmë dosjen, ku rezulton se përgjatë viteve 2019-2020, kjo bandë e përbërë nga 10 shqiptarë të moshave nga 30 deri në 50 vjeç, ka kryer të paktën 400 grabitje në këto 2 shtete.
Hetimi filloi në fillim të vitit 2019, ku një nga hajdutët u plagos, pasi ra nga kati i dytë i një shtëpie. Pas shtrimit në spital, ai u mor në pyetje, duke zbuluar këtë anëtarët e tjerë të bandës, transmeton A2,.përcjell Albinfo.ch.
Pjesa më e madhe u arrestua në Francë dhe të tjerët në Belgjikë, ndërsa në pranga ra edhe një gjeorgjian 63 vjeç, i cili shiste sendet me vlerë që i sillte banda. Gjatë kontrolleve, hetuesit konfiskuan 50 kilogramë bizhuteri ari, 11,000 euro, një armë dhe dy automjete.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













