CH-Ballkani
“Në Gjermani nuk kërkonim lëmoshë por punë”
„Ne kishim shkuar në Gjermani për të punuar dhe jo për të marrë lëmoshë nga shërbimi social. Ne shkuam në një kamp refugjatësh. Ata, thjesht na morën nga kampi dhe na vendosën në aeroplan"
Në Aeroportin e Tiranës ditëve dhe javëve të fundit ka një numër të madh shqiptarësh që vijnë nga Gjweermnania dghe vendet tjera perëndimore. Vijnë jo pse duan të vijnë por pse i kthejnë, gjegjësisht i dëbojnë nga ato vende ku ata kanë kërkuar azil
„Ne kishim shkuar në Gjermani për të punuar dhe jo për të marrë lëmoshë nga shërbimi social. Ne shkuam në një kamp refugjatësh. Kjo gjë nuk ishte e mirë. Ata, thjesht na morën nga kampi dhe na vendosën në aeroplan” thotë për euronews njëri nga të kthyerit
Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Gjermanisë për Migracion dhe refugjatë, në mes janarit dhe gushtit të këtij viti, në Gjermani janë bërë 37.669 kërkesa azili nga shqiptarët. Me këtë numër, Shqipëria zinte vendin e dytë pas Sirisë në listën e vendeve të prejardhjes së azilkërkuesve. Por, janë tepër të pakët, më pak se 1 për qind ata shqiptarë që fitojnë azilin në Gjermani.
“Kriza në Greqi ka shtyrë shumë shqiptarë të shkojnë në shtete të tjera të BE-së. Veç kësaj, qe krijuar një besim i rrejshëm se mund të shkosh thjesht diku jashtë vendit dhe të gjesh zgjidhje të thjeshta për problemet tua ekonomike”, thotë për euronews ministri i brendshëm shqiptar Saimir Tahiri.
Ermal Milori, përgjegjës për çështje të migracionit në shërbimin e trojeve të kufirit të Shqipërisë thotë: “Ne na janë të njohura shumë raste të njerëzve që kthehen (që i dëbojnë) nga vendet evropiane dhe pastaj në Shqipëri kanë kryer vepra penale.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













