Shqipëria
Në kampin Al Hawl janë edhe 30 shqiptarë
Shqipëria paralajmëroi se do të vazhdojë aksionet për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga kampet e Sirisë
Drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano, deklaroi sot, në një prononcim për mediet se, “aktualisht në kampin Al Hawl janë rreth 30 familjarë të tjerë sipas informacioneve që disponojmë, por mbetet identifikimi dhe loalizimi i tyre brenda kampit”.
Nano foli për operacionin e riatdhesimit të 14 fëmijëve dhe 5 grave nga kampi Al Hawl.
Ai tha se “këta janë vetëm shtetas shqiptarë, që janë identifikuar më parë nga ana jonë”. Sipas Nanos, nga sot ata fillojnë një proces riintegrimi, ku do të jenë të përfshirë disa institucione shqiptare”, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Operacioni ka qenë i vështirë, por thjeshtësohet apo kemi më tepër avantazhe në drejtim të bashkëpunimit me agjecitë e tjera ligjzbatuese, sepse tashmë janë vendosur kontaktet. Por, në aspektin e sigurisë mbetet akoma vështirësia, madje ka pasur një rritje të shkallës së vështirësisë për shkak të problematikave që shfaqen në terren nga grupet terroriste”, tha ai.
Krahasuar me dy operacionet e mëparshme për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, Nano tha se “këtë herë në fakt përveç të papriturave, nuk kemi pasur problematika dhe ka qenë pothuajse e llogaritur koha e udhëtimit drejt Libanit më pas Sirisë dhe Sirisë verilindore dhe kthimit”.
Ai theksoi se “një pjesë e fëmijëve kanë lindur atje, por jam shpresëplotë se do të riintegrohen”. “Kemi ndjekur procesin e riintegrimit të atyre që u riatdhesuan vjet dhe kanë bërë një progres mbresëlënës. S’mund të them që ky proces do të mbarojë menjëherë, pasi do të jenë në monitorim si nga ana psikologjike e sociale, po ashtu edhe në arsimim. Është proces që kërkon kohë dhe duhet të kemi durim”, tha Nano.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar











