Kultura
Në këto momente të vështira, Lara Gut i qëndron pranë Behramit
“Si bashkëshorte e tij, Valonit i qëndroj pranë gjithmonë. Gjithashtu edhe tani!,” thotë mbretëresha e skijimit Lara Gut, për “Blick”. “Unë jam tifozja e tij më e zjarrtë dhe përpiqem të ndjek secilën ndeshje të tij. Por kjo varet edhe nga stërvitjet dhe garat e mia.”
Valon Behrami (33) nuk është më në planin e trajnerit helvet Vladimir Petkovic. Me një telefonatë gjysëm minutëshe ai sqaroi djalin nga Mitrovica se nuk mund të jetë pjesë e NATI. Në këto kushte aspak të volitshme për luftëtarin, në prehje i ka ardhur bashkëshortja Lara Gut, shkruan albinfo.ch.
33 vjeçari sapo u martua dhe tani ndodhet në qiellin e shtatë. Bashkëshortja Lara Gut jo vetëm që e ka mbështetur privatisht, por edhe në publik.
“Si bashkëshorte e tij, Valonit i qëndroj pranë gjithmonë. Gjithashtu edhe tani!,” thotë mbretëresha e skijimit Lara Gut, për “Blick”. “Unë jam tifozja e tij më e zjarrtë dhe përpiqem të ndjek secilën ndeshje të tij. Por kjo varet edhe nga stërvitjet dhe garat e mia.”
Në të njëjtën kohë Lara thekson se “ai nuk më përzihet në karrierën time, ashtu siç nuk i përzihem unë në karrierën e tij. Thjesht ne mbështesim njëri-tjetrin në çdo situatë.”
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve












