Jeta në Zvicër

Në këto profesione do të gjeni menjëherë punë në Zvicër

Zvicra nuk ka inxhinierë, ndërsa në industrinë e mikpritjes ka një tepricë të punëtorëve të kualifikuar. Kjo është treguar nga një indeks i ri për fuqinë punëtore Fachkräfte-Index, përcjell albinfo.ch.

Sipas Adecco Group, mungesa është vërejtur sidomos për inxhinierët.

Në listë mungojnë inxhinierë, kontabilistët, teknikët informatikë, mjekë dhe farmacistë.

“Kompanitë duhet të kenë vështirësi për të gjetur njerëz në këto profesione”, shpjegon Nicole Burth, CEO i Grupit Adecco. Mungesa në Indeksin e publikuar për profesionet e inxhinierisë dhe shkencave natyrore në vitin 2018 është rritur në krahasim me vitin e kaluar me 9 për qind, për profesionet e shkencës kompjuterike me 8 për qind. Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është gjithashtu e lartë në profesionet e financave.

Për profesionet në shëndetësi, mungesa e punëtorëve të kualifikuar është mbi mesataren, si në dy vjetët e fundit. Në profesione të tjera raportohet për trend të kundërt, megjithatë mund të vërehet se ka më shumë njerëz në industrinë e mikpritjes. Do të thotë në mënyrë të konsiderueshme ka më shumë punëkërkues se sa vende të lira të shpallura.

Lexoni më shumë: Shkrimi i plotë