Shëndetësi
Në Kirurgjinë Torokale kryhet edhe një operacion që kushtonte 30 mijë euro
Në Klinikën e Kirurgjisë Torokale në QKUK këtë javë është kryer një operacion, i cili deri tash nuk ishte bërë për shkak të mungesës së aparaturave.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, njofton se gjatë javës së kaluar i ka dorëzuat një thikë ultrasonografike bipolare, në vlerë prej 30 mijë eurosh, e cila ka munguar prej vitesh në këtë klinikë.
Ai thotë se kjo ka qenë vendimtare që 66-vjeçarit nga Prishtina, Bislim Iseni, t’i realizohet një operacion shumë i komplikuar në mushkëri, i cili zgjati 6 orë dhe u krye me sukses të plotë falë edhe kësaj aparature.
“Një operim i tillë deri më sot u ka kushtuar xhepit të qytetarëve dhe të shtetit për trajtim jashtë vendit deri në 30 mijë euro. Përveç kursimit të buxhetit familjar dhe shtetëror, me këtë pajisje, siguria e pacientit dhe stafit të mjekëve ka qenë në nivel të lartë, është shkurtuar koha e operimit dhe është përgjysmuar koha e rehabilitimit të axhës Bislim, pasi që ai nuk ka pasur fare humbje të gjakut, e tani është në gjendje të mirë dhe i gatshëm për t’u lëshuar në shtëpi”, ka thënë ministri.
Ismaili ka premtuar që në javën që vjen do të dorëzohen edhe disa pajisje të tjera në klinika të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Debat për fillimin e pushimit të lehonisë tre javë para lindjes Në Zvicër po diskutohet një propozim i Partisë së Gjelbër që kërkon që pushimi i lehonisë... -
Pabarazia gjinore në Zvicër mbetet sfidë pavarësisht ligjeve për barazi -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Shoqata e Mësuesve Zviceranë këshillon kundër simboleve fetare -
Tërmet në kantonin e St. Gallen












