Lajme
Në Kosovë rreth 700 fëmijë janë të infektuar me Covid
Shkollat do të hapen këtë të hënë. Mirëpo ka gjasë që jo të gjithë nxënësit do të kenë mundësinë të rikthehen menjëherë nëpër bankat shkollore, raporton Express, përcjell albinfo.ch.
Kjo pasi që në mesin e tyre ka edhe të infektuar me virusin korona.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë regjistruar 334 raste me COVID-19 te fëmijët deri në moshën nëntë (9) vjeçare.
Ndërkohë 493 raste pozitive janë paraqitur te grupmoshat nga 10 deri në 19 vjet.
Sipas mikrobiologut Lul Raka, rreziku i përhapjes së virusit me hapjen e shkollave ekziston, mirëpo pikërisht ky fakt duhet t’i aktivizojë të gjithë.
Por, gjasat për t’u infektuar shtohen edhe për shkak të numrit të madh të nxënësve nëpër klasa.
Sipas Rinor Qehajës nga Instituti Edguard, në Kosovë ka shkolla ku numri i nxënësve për klasë kalon shifrën 40.
Ndërkohë mungesa eventuale e nxënësve në shkollë, të cilët janë të infektuar me COVID-19, mund të ndikojë negativisht në mësimnxënie.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës një ditë më parë ka njoftuar se procesi mësimor do të fillojë në dy faza, një pjesë e nxënësve do të fillojnë mësimin më 14, e të tjerët më 21 shtator.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër














