Zhvillim
Po mbahet takimi i Unionit Global të Bizneseve Shqiptare
Unioni Global i bizneseve shqiptare në Diasporë, dje ka nisur takimin vjetor në Prishtinë dhe shënimin e përvjetorit të parë të formimit të këtij unioni. Në këtë takim që llogaritet të jetë më i madhi që prej themelimit, po marrin pjesë kryetarët e rrjeteve të unioneve shqiptare në botë dhe biznesmenë shqiptarë të dalluar me veprimtarinë e tyre në diasporë.
Gjatë ditës së djeshme kryetarët e rrjeteve të unionit shqiptar krijuan platformën e Unionit Global, votuan për statutin e organizatës si dhe i përcaktuan rregullat e funksionimit të unionit. Nga ky takim u vendos që edhe për një vit kryetar i Unionit Global të Biznesmenëve të Diasporës Shqiptare të mbetet biznesmeni i njohur shqiptarë në Amerikë, zoti Nazar Mehmeti, ndërsa Nju Jorku u zgjodh vendi mikpritës ku do të mbahet vitin e ardhshëm takimi i dytë i Unionit Global të Biznesmenëve të Diasporës shqiptare, bën të ditur “albinfo.ch”.
Biznesmenët e dalluar shqiptarë në botë, gjatë këtij takimi diskutuan mbi modalitetet e të bërit biznes në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe treguan përvojat e tyre të suksesit në biznes në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë Ndërkohë këtë takim e ka përshëndetur edhe Presidenti i nderit të këtij Unioni, biznesmeni Lazim Destani.
Po ashtu i pranishëm ishte edhe zoti Naim Deduashaj, i cili në pozitën e Drejtorit të Investimeve të Diasporës, është ideator i organizimit të këtij Rrjeti të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, kurse I gjithë forumi është moderuar nga Yll Blakaj, kryetar i rrjetit të biznesmenëve shqiptarë në Austri dhe Ismet Smajli, biznesmen shqiptar nga Amerika.
Ndërkaq gjatë ditës së sotme janë duke vazhduar takimet e planifikuara me biznesmenë të komunës së Istogut dhe kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova. Takimi me biznesmenët që kanë investuar në Kosovë bëhet për tu njoftuar nga afër me punën e tyre. Forumi ka në axhenden e tyre edhe takime të tjera me krerët më të lartë të shtetit ndërsa përfundon gjatë ditës së shtunë.
Duhet theksuar se ky takim është mundësuar nga rrjeti i bizneseve shqiptare në Austri.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej













