Bota
Në kryeqytetin e këtij shteti evropian ngrihen qiratë
Ndërkohë që në Munih po kërkohet një ngrirje e qirave për gjashtë vite
Partitë qeverisëse në Berlin kanë vendosur të ngrijnë qiratë në kryeqytetin gjerman për pesë vite, çka shënon një nga planet më radikale për të luftuar spiralen në rritje të kostos së strehimit në një qytet të madh.
Përpjekja agresive e kryeqytetit gjerman për të ndalur rritjet e qirave, ka ngjallur interes edhe në qytete të tjera nga Amsterdami në Nju Jork.
Ndërkohë që në Munih po kërkohet një ngrirje e qirave për gjashtë vite, qytete të tjera gjermane duhet të vihen në gjurmët e Berlinit në mesin e shqetësimeve se veprimi mund të komplikojë ndërtimin e shtëpive të reja, transmeton TCH.
Marrëveshja mes socialdemokratëve, të gjelbërve dhe të majtëve në Berlin i hap rrugën parlamentit të qytetit të miratojë masën këtë javë para se ajo të hyjë në fuqi në tremujorin e parë të 2020, përcjell albinfo.ch.
Nisma ka si qëllim të zbusë peshën për qiramarrësit pasi një bum ndërtimesh bëri që qiratë të dyfishoheshin në dekadën e shkuar.
Ndërhyrja e politikës ka irrituar investitorët pasi një fushatë tjetër synon të detyrojë qeverinë e Berlinit të konfiskojë pronat e pronarëve të mëdhenj të tokave.
Sidoqoftë, Berlini nuk është i vetëm në këtë përballje me çmimet e larta të qirave dhe mungesën e strehimit të përballueshëm.
Në Spanjë, qeveria socialiste vendosi një tavan për qiratë këtë vit ndërsa njujorkezët fituan mbrojtje për sa i takon qirave nga legjislatura demokrate e qytetit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














