Kosova
Në kuvend nis puna për ligjin që mbron vlerat e UÇK-së
Në Komisionin për Arsim në Kuvendin e Kosovës ka nisur shqyrtimi i projektligjit për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zhurmës së madhe që u bë me listat e veteranëve.
Megjithëse do të duhej të mbroheshin me ligj vlerat e UÇK-së, sipas opozitës me këtë projektligj nuk do të ndodhë një gjë e tillë.
Ata kanë pasur kritika të mëdha për projektligjin, megjithëse thanë se duhet bërë më shumë për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Deputetët thanë se kategoria e luftëtarëve të UÇK-së është pothuajse e shenjtë dhe duhet bërë një ligj adekuat për ta.
Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi, tha se ka pritur që me ligj do të ketë një institucion që i mbron vlerat e luftës. Iniciues i këtij projektligji, Fadil Beka, ka thënë se me anë të këtij projektligji nuk mbrohen individët, por mbrohet institucioni.
Ai ka thënë se gjatë luftës ka ekzistuar vetëm një formacion ushtarak, UÇK-ja, dhe tha se modeli i ligjit është kroat.
Driton Çaushi tha se rasti i listave të veteranëve shpërfaq më së miri gjendjen ose kategorinë e ushtarëve të UÇK-së.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













