Shkurt.ch
Në malet e Zvicrës bora arrin deri në 1.60 m.
Në zonën malore ndërmjet Kantonit të Bernës dhe atij të Valisit, në Gand-Egg që ndodhet në lartësinë 2700 metra, është arritur rekordi. Atje është matur bora me trashësinë 1.62 metra
Moti i ligë që ka filluar pasditen e të dielës me shira të fuqishëm dhe stuhi, ka vazhduar edhe më tutje gjatë mbrëmjes dhe natës, deri në mëngjesin e sotëm. E gjithë kjo ka kulmuar me reshje bore edhe në zonat relativisht të rrafshta, gjegjësisht në lartësi jo të mëdha mbidetare, njofton srf meteo.
Kështu, të hënën në mëngjes bora kishte zbardhur veç tjerash edhe qytetin Langenthal të Kantonit të Bernës, që ndodhet në lartësinë mbidetare prej 480 metrash, transmeton albinfo.ch
Ndërkaq sa u përket zonave me lartësi më të madhe mbidetare, reshja e borës ka qenë shumë më intensive. Lartësinë prej gjysmë metri, shtresa e bardhë dhe e ftohtë e ka arritur në shumë kodra dhe male të Zvicrës. Ndërsa në vende të caktuara si në zonën malore ndërmjet Kantonit të Bernës dhe atij të Valisit, në Gand-Egg që ndodhet në lartësinë 2700 metra, është arritur rekordi. Atje është matur bora me trashësinë 1.62 metra. Në malin Säntis në Zvicrën Lindore trashësia maksimale e borës që është regjistruar, ka qenë 70 centimetra.
Ndryshe, stuhia e djeshme ka shkaktuar probleme dhe çrregullime në regjione të ndryshme të Zvicrës. Ka pasur thyerje drurësh, dalje të tyre me rrënjë dhe pengesa në komunikacion.
Erërat e forta kanë bërë që të rrëzohet çadra e cirkut të madh zviceran “Knie” në Bellinzona, gjë që ka rezultuar edhe me lëndim të një personi.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










