Kosova
Në Merdar, Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, pritje deri në gjashtë orë
Pikë kalimet kufitare të shtunën janë shndërruar në pikë pritje deri në 6 orë për bashkatdhetarët, të cilët duan të dalin nga Kosova.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 13:09), bëhet e ditur se në pikëkalimin kufitar në Merdar pritja për të dalë nga Kosova është deri në 6 orë (360 minuta), ndërsa kolona e automjeteve shkon deri në 3,000 metra.
Po ashtu edhe në pikë kalimi tek Dheu i Bardhë bashkatdhetarët duhet të presin deri në tre orë (180 minuta), ndërsa kolona e automjeteve shkon deri në 2,500 metra.
Ndërsa, në pikëkalimin kufitar në Mutivodë pritja për të dalë nga Kosova është deri në 2 orë (90-120 minuta) dhe kolona e automjeteve shkon deri në 250 metra.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit











