Lajme
Në opsion, një grua për presidente të Kosovës
"Ideja është që presidenti i ardhshëm të jetë një grua. Një person konsensual, që ka vlerat e duhura, besimin nacional dhe ekspertizën"
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith, njëherësh përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë, ka thënë se presidenti i ardhshëm, duhet të jetë një femër. ” Duhet parë se çfarë thotë Kushtetuta për këtë dhe cilat janë funksionet e presidentit.
Mendoj se për shkak të perceptimeve dhe reputacionit ndërkombëtar, ideja ime është që presidenti i ardhshëm të jetë, një grua. Një person konsensual. Një grua që ka vlerat e duhura, që e ka besimin e duhur nacional. Që ka ekspertizë, që është treguar të jetë…”, ka thënë Feith në një intervistë për Kohën Ditore.
Në një dokument që ka parë Klan Kosova, Edita Tahiri vlerësohet si propozim serioz për presidente. E katër propozimet tjera për president, në dokumentin në fjalë janë Sabri Hamiti nga LDK-ja, Blerim Shala nga AAK-ja, Behgjet Pacolli nga AKR-ja, dhe Veton Surroi si përfaqësues i shoqërisë civile.
“Nuk ka ndonjë emër konkret për këtë propozim, por thotë se ajo duhet të ketë ekspertizë, vlera dhe besimin e duhur nacional. Arsyetimi që jep ai është interesant – gruaja presidente duhet për shkak të perceptimeve dhe reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. E duket sikur Pieter Feith ka nuhatur diçka. Ideja që një grua të jetë presidente e Kosovës është opsion që po shqyrtohet seriozisht në bisedat mes vendorëve dhe ndërkombëtarëve”, raportoi mbrëmë televizioni Klan Kosova.
Edita Tahiri, ministre në largim e Administratës Publike, përmendet si një alternative në mesin e katër emrave tjerë të burrave për postin e të parit të shtetit, në kombinime të ndryshme qeveritare. Në dokument ajo vlerësohet si propozim serioz për shkak se i takon klasës së vjetër politike, është një ish-kolege e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe është kandidati femër më i mirë për t’u konsideruar për postin në fjalë. Pengesë për të është fakti që vjen nga PDK-ja, ndonëse ajo vetë është kryetare e ADK-së, një partie të vogël që bëri koalicion me Hashim Thaçin, më parë.
“Hamiti do të bëhej president në rast se ka një koalicion të madh qeverisës PDK-LDK, gjë që është vështirë e besueshme se do të ndodhë. Në këtë opsion, ai nuk do të kishte telashe të fitonte votat e duhura. Blerim Shala mund të bëhet kryetar në rast se AAK-ja, bashkë me Listën Ibrahim Rugova do të bëhet partneri kryesor i PDK-së në koalicionin qeverisës, por edhe në variantin tjetër kur atyre u bashkohet AKR-ja.
Atij, në një rast të tillë, do t’i duhej të linte AAK-në, për shkak të kushtëzimit kushtetues, ndërsa që kjo besohet se do ta dobësonte edhe më aleancën, e cila aktualisht nuk e ka as presidentin. Behgjet Pacolli është alternativë për president në rast se PDK-ja arrin të bëjë qeverinë vetëm me koalicionin e tij për Kosovën e Re dhe pakicat.
Biznesi i tij, i shpërndarë me të madhe nëpër vendet e ish-bashkimit sovjetik, mund të paraqesë një problem në këtë rast. Por kjo është vetëm në nivel spekulimesh, pasi që thuhet se ai ka nënshtetësi zvicerane ndërsa që shpjegohet se edhe shumë firma tjera evropianë bëjnë biznes në këtë anë të botës”, thuhet në dokument.
Ndërsa, kandidati i fundit që përmendet si alternativë e përshtatshme është Veton Surroi. “Te ky emër janë dy telashe që lindin: ai vjen nga jashtë politika ndërsa që besohet se do ta ketë vështirë të sigurojë votat e nevojshme për president. Madje, edhe në raundin e tretë, kur duhen vetëm 61 deputetë…”, thuhet në dokument.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it Në ceremoninë e fundit të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Nënkolonel...
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra