Lajme
Në qershor mund të ndodhë takimi Thaçi –Tadiq?
"Kryeministri Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq mund të takohen gjatë qershorit në Londër, ose në Bruksel"
Kryeministri Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq mund të takohen gjatë qershorit në Londër, ose në Bruksel, shkruajnë mediat në Kosovë.
Këto medie janë duke u raportuar për një takim të mundshëm ndërmjet Thaçit e Tadiqit, duke i thirrur në burime të tyre.
Gazeta “Express”, duke u bazuar në burime ndërkombëtare të cilët kanë dashur të mbesin anonime, ka shkruar se është përjashtuar mundësia që takimi të ndodhë në Sarajevë, për faktin se Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Kryeministri Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq mund të takohen gjatë qershorit në Londër, ose në Bruksel. Por takimi nuk ka gjasa të ndodhë në një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë një zyrtar në kushte të anonimitetit për këtë gazetë.
Mundësia e takimit Thaçi –Tadiq është përmendur disa herë, sidomos gjatë procesit të bisedimeve Kosovë –Serbi, të cilat po zhvillohen në Bruksel.
Kryeministri Hashim Thaçi më herët ka thënë se nuk ka ndonjë problem ta takojë Tadiqin, pasi takime me të ka pasur edhe gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












