Kosova
Në QKUK brenda këtij viti lindën dy fëmijë me gjini të paidentifikuar
Kjo foshnje që nuk i dihet gjinia po qëndron në kujdensin intensiv
Të hënën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë ka lindur një foshnjë, të cilës nuk i dihet ende gjinia, shkruan Gazeta Blic. Për këtë, në një konferencë për medie, Drejtori i Neonatologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci, ka thënë se foshnja e cila tashmë ka 32 javë, gjendet në kujdesin intensiv.
“Në kujdesin intensiv është pranuar një foshnjë, e cila ka lindur para kohë me peshë 995 gram. Është pranuar në kujdesin intensiv dhe është duke u trajnuar si Syndroma Hyperplasia e gjëndrës mbiveshkore”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Përveç kësaj, Gojnovci tha se ky nuk është rasti i parë i këtij viti. Shtoi se në QKUK gjatë këtij viti është pranuar edhe një foshnjë me këtë sindromë.“Ky është rasti i dytë këtë vit me këtë sindromë e cila u jep ndryshime gjenitale”, tha ai.“ Ka ndryshime gjenetike kromozinale. Ato mund të jenë ndryshime hormonale nga mu kjo gjëndër”, tha ndër të tjera ai.
Ai ka folur edhe për gjendjen shëndetësore të foshnjës.“Nëse vërtetohet sindroma, atëherë me terapi gjithçka do të shkojë mirë. Për momentin, pasi është para kohe, foshnja është duke u trajtuar në intensivë me terapi normale”, tha ndër të tjera ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















