Fotolajmi
Në rënie dërgesat e emigrantëve në Shqipëri
Emigrantët po sjellin gjithnjë e më pak para pranë familjeve të tyre në Shqipëri.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë për një tkurrje të mëtejshme të remitancave. Dërgesat e emigrantëve shënuan rënie me rreth 10.5%, raportojnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Të tremujorët e fundit të 2015-ës të ardhurat nga emigrantët arritën në 153.9 milionë euro, me rënie 17.1 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ekspertët shpjegojnë se tkurrja e këtij burimi të ardhurash do të ndihet në ekonomi.
Pakësimi i të ardhurave nga emigrantët pritet t’i japë një tjetër goditje konsumit, tashmë anemik, sipas Bankës së Shqipërisë, për shkak të pasigurisë së shtuar në ekonomi.
Tkurrja e dërgesave të emigrantëve pritet të pakësojë edhe sasinë e valutës së huaj që futet në ekonomi, duke pasur parasysh se pjesa dërmuese e tyre janë në euro, monedhë me të cilën kryehet një pjesë e rëndësishme e transaksioneve në vend.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta