Shkurt.ch
Në rënie, eksporti i orëve zvicerane
Eksportet e orëve zvicerane shënuan rënie në tre muajt e fundit me gati dhjetë për qind krahasuar me një vit më parë. Bëhet fjalë për 500 milionë franga zvicerane më pak profit për industrinë e orëve.
Për dy vjet orët dhe produktet e tjera luksoze jashtë vendit janë bërë më pak atraktive, sidomos në tregje të rëndësishme të shitjes, të tilla si Hong-Kongu dhe Kina. Ekonomia është dobësuar edhe në Kinë, populli shikon rrallë produkte të shtrenjta, për shkak të ligjit të ri, i cili lufton korrupsionin, shkruan srf, përcjell albinfo.ch.
Jean-Daniel Pasche, president i Shoqatës zvicerane të orëndreçësve, tha se aziatikët e pasur për shkak të sulmeve në Evropë udhëtojnë rrallë në Evropë, ku ata zakonisht blejnë orë të shtrenjta zvicerane.
Michael Klien nga UBS analizon produktet luksoze. Ai e sheh një problem tjetër për rënien e shitjeve. Sipas tij, edhe frangu i fortë ka ndikuar, po edhe normat e luhatshme të këmbimit.
Tregu i rëndësishëm aziatik do të “shërohet”, thotë Michael Klien. “Në Hong-Kong, për shembull, orët janë duke u blerë përsëri. Dhe, rezulatet duhet të jenë pozitive për 2017”, thotë Klien, përcjell albinfo.ch.
Nick Hayek, kreu i grupit më të madh zviceran të orëve, gjithashtu beson se do të jetë më i mirë viti i ardhshëm. “Unë nuk shoh asnjë arsye që Grupi Swatch, por edhe industria zvicerane e orëve të mos rritet sërish në vitin 2017”, thotë Hayek.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













