Maqedonia

Tifozët e Vardarit sulmojnë me thika dhe shkopinj shtetasit e Kosovës

'Komitët' me thika dhe shkopinj sulmojnë shtetasit e Kosovës në rrugët e Shkupit

Informacionet e fundit tregojnë se pak orë më parë tifozët e Vardarit kanë rrahur tre shtetas të Kosovës në rrugët e Shkupit.

Sipas informatave të para, thuhet se ‘komitët’ me thika dhe shkopinj bejsbolli kanë vërshuar nëpër rrugë menjëherë pas ndeshjes midis Vardarit dhe Shkëndisë.

Edhe pse për shkak të ndeshjes me rrezik të lartë kishte forca të shumta policore, nuk u arrit të shmanget incidenti.

Disa tifozë të “Komitëve” po merren në pyetje, ndërsa policia ka dëgjuar edhe versionin e personave që kanë qenë në shënjestër të tifozëve, shkruan alsat-m.

Si pasojë e përplasjes fizike 3 kosovarë kanë mbetur të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 ‘komitë’ janë ndaluar, përcjell albinfo.ch.