CH-Ballkani
Në Shkodër po mbahet seminar për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë
Rreth 130 mësues nga Kosova dhe Shqipëria që japin mësim në gjuhën shqipe në diasporë, po ndjekin një seminar me kurrikula më të reja nga gjuha dhe letërsia shqipe, historia dhe gjeografia, trashëgimia kulturore shqiptare etj.
Në Shkodër po mbahet seminari i 12-të mbarëkombëtar për mësimin plotësues të gjuhës dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, ku po marrin pjesë më se 130 mësues nga Kosova dhe Shqipëria, që japin mësim në gjuhën shqipe në diasporë dhe te emigrantët shqiptarë në vende të ndryshme të Evropës si: Angli, Austri, Finlandë, Greqi, Gjermani, Kroaci, Slloveni, Suedi dhe Zvicër.
Ky seminar ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në nxënien e gjuhës shqipe në diasporë dhe mërgatë. Gjithashtu, dhënia e modeleve praktike të orëve mësimore të gjuhës shqipe nga mësues emigrantë të ardhur nga këto vende të ndryshme dhe zhvillimi profesional i mësuesve mbi bazën e kurrikulës dhe të standardeve të përbashkëta të Shqipërisë dhe Kosovës, janë dy objektivat mbi të cilat po përqendrohet seminari.
Në hapje të këtij seminari, ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka thënë se seminari për mësimin e gjuhës dhe të kulturës shqipe në mërgatë, këtë vit, ka rëndësi të veçantë, pasi, siç tha ajo, ky vit është “një tjetër stacion” i rrugës së përbashkët, ku ecën mësimi i njësuar i gjuhës dhe i kulturës shqiptare në diasporë dhe nga emigrantët shqiptarë kudo që janë.
“Ky stacion u kap sepse, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, në sistemin parauniversitar, kanë në përdorim një kurrikulë bashkëkohore, që krijon kushte dhe mbështet zhvillimin e kompetencave”, ka thënë Nikolla.
Nikolla bëri të ditur se çdo vit shkollor, Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, siguron mbi 6 500 libra (mbi 4 500 tekste shkollore dhe 2 000 fletore pune), të cilat nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përfaqësive tona diplomatike, u dërgohen fëmijëve emigrantë në diasporë për përdorim falas.
Në anën tjetër, ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Arsim Bajrami, tha se është detyrë e dy qeverive shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës, që asnjë fëmijë shqiptar në diasporë të mos mbetet pa mësimdhënie cilësore.
Në këtë seminar, përveç mësuesve, po marrin pjesë edhe ligjërues të huaj të gjuhës shqipe, punonjës shkencorë, specialistë dhe ekspertë të arsimit etj. Temat kryesore për të cilat po diskutohet në seminar janë: gjuha dhe letërsia shqipe, historia dhe gjeografia, trashëgimia kulturore dhe artistike, metodologjia e mësimdhënies dhe teoritë e të nxënies, si dhe zhvillimi profesional i mësuesit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













