Sport
Në Superligën Futbollistike të Zvicrës, lufta për mbijetesë plot me paqartësi
Dhjetë skuadrat e Kampionatit të sivjetmë të Superligës Futbollistike të Zvicrës, pardje dhe dje kanë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 29-të.
Këtë javë e karakterizojnë fitoret e FC Grasshopper-FC.ST.Gallen 1me2 dhe FC.Luzern-FC.Sion 0me1.
Fitorja e FC.St.Gallen si mysafire në Cyrih, në përballje më FC.Grasshopper-in, ka qenë e mundimshme sepse ajo është realizuar në minutën 93 që konsiderohet minutë shtesë nga sulmuesi këmbëshpejtë Nassim Ben Khalifa.
Në njëmbëdhjetëshin e parë të St.Gallenit, nuk u vërejt Adonis Ajeti,për të cilin mësuam se mungoi për shkak të një lëndimi të pësuar kohë më parë.
Ndërkaq këtë humbje si dush të ftohtë në terrenin e tyre e përjetuan Gjelbrim Taipi e Bujar Lika të cilët për FC.Grasshopper-in luajtën gjatë gjithë kohës.
Humbjen në terren të tij e ndjeu edhe Alban Pnishi i cili në lojë u aktivizua vetëm katër minuta para përfundimit të kësaj ndeshje.
Trajneri,Mathias Waltheri,i FC.Grasshoper-it,në lojë nuk aktivizoi Nedim Bajramin e lënduar,kurse Albion Avdijan,kësaj herë as që e kishte përfshirë në listën e tij.
FC.Sion i Ermir Lenjanit, Pajtim Kasamit dhe Burim Kukelit,gjatë këtij sezoni po bën përpjekje për të mbetur në grupin e më të mirëve. Ai,nga gjithsej 29 takime të zhvilluara mezi ka tubuar 31 pikë aq sa ka edhe e fundit FC.Lausanne-Sport.
Pikët e djeshme FC Luzern-FC Sion 0 me 1,të fituara në fushën e Lurern-it,ndaj skuadrës së Idriz Vocës,Shkëlqim Demhasajt,që ishin pjesë e ekipit të parë dhe Hekuran Kryeziut.që ishte në bankën e rezervistëve shtojnë shpresat e FC.Sion për mbetur në ligë.
FC.Lugano e Jetmir Krasniqit,i cili në këtë takim ishte rezervë e llogaritur favorite përballë FC Thun-it,n dau pikët duke luajtur baras 1me 1.
Skuadra e renditur në tabelën e klasifikimit në vendin e gjashtë FC.Grasshopper e Cyrihut,ka vetëm një pikë epërsi nga FC.Lausanne-Sport e Lozanës,në të cilën luajnë dy shqiptarët e natyralizuar Benjamin Kololli dhe Andi Zeqiri.
Ata dje u mundën në minutën 91 me golin e Albian Ajetit,FC Basel 1893-FC.Lausanne-Sport 2 me 1.
Me Baselin,k ësaj radhe nuk u paraqit Taulant Xhaka i lënduar.Kurse,BSC Young Boys i Bernës,i cili është edhe kryesues i tabelës me 68 pikë të tubuara,mund të konsiderohet qysh tani edhe Kampion i Zvicrës.
Ai duke mos lejuar befasi para ëase 27 mijë shikuesve në terrenn e tij mundi 1me 0 FC Zurich-in e shqiptarëve: Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu, Izeir Aliu dhe Lavdrim Rexhepi.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë EES ka regjistruar mbi 108 milionë hyrje dhe dalje të shtetasve jashtë BE-së, ndërsa mijëra persona... -
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel













