Autotech
Në telefonat e rinj Blackberry e Windws 8.0 nuk do të ketë Whats App
“Këta lloje smartfonesh kanë qenë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë, por ata nuk i kanë kapacitetet e nevojshme për të përballuar versionet e përditësuara” u tha nga WhatsApp në një deklaratë
Për adhuruesit e WhatsApp që zotërojnë një telefon Blackberry apo një model të vjetër telefoni tjetër, duket se ka ardhur koha ta ndryshojnë atë.
Aplikacioni nuk do të jetë më funksional tek shumë smartfonë të vjetër, çka nënkupton se përdoruesve të tij do t’u duhet të blejnë aparate të rinj nëse duan të vazhdojnë të jenë pjesë e platformës së sukseshme të komunikimit.
Në ditën e parë të vitit të ri aplikacioni, që do të përditësojë softuerin, nuk do të mbështetet më nga një numër telefonash që operojnë me sistemet BlackBerry OS, BlackBerry 10 apo Windows Phone 8.0.
“Këta lloje smartfonesh kanë qenë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë, por ata nuk i kanë kapacitetet e nevojshme për të përballuar versionet e përditësuara” u tha nga WhatsApp në një deklaratë, transmeton tch.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet Pas 40 vitesh në Zvicër, një francez 60-vjeçar duhet të largohet nga vendi. Gjykata Federale konfirmoi... -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten













