Shqipëria

Në tregun ndërkombëtar bie çmimi i naftës, në Shqipëri rritet

Konfindustria ka shprehur sërish shqetësimin e saj për siç thotë vazhdimësinë e mungesës së plotë të rolit rregullator dhe kontrollues të institucioneve shtetërore për çmimet e larta dhe cilësinë e dobët të karburanteve në tregun shqiptar.

Në një njoftim për media thuhet se qendra e studimeve të Konfindustrisë ka analizuar gjatë muajit tetor të gjitha tregjet ndërkombëtare për çmimin e naftës dhe del se në të gjitha ka pasur rënie me 10$/ton ndërkohë, që në Shqipëri ndodhi e kundërta, përcjell albinfo.ch.

Çmimi i karburanteve në pikat e pakicës gjatë muajit tetor është rritur në të paktën 10 Lek/litër.

“Gjatë muajit nëntor 2018 vazhdon e njëjta kahje rënëse e çmimeve të karburantit në tregjet ndërkombëtare dhe dukuria e mospasqyrimit  në tregun e Shqipërisë”, theksohet në reagim.