Shkurt.ch
Në “vdekje të asistuar” u dërguan 201 persona
Nga 201 syresh vetëm 6 kanë qenë zviceranë. Të tjerët kanë ardhur, shumica nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca
Organizata “Dignitas” e cila bën menaxhimin e “vdekjeve të asistuara” është shpesh në fokus të kritikës për punën që bën. Ajo pra “asiston” ose ndihmon personat që duan të përfundojnë rrugën e tyre jetësore, kryesisht të moshuar dhe të sëmurë nga sëmundje të pashërueshme.
Për shkakun se në disa vende evropiane ky “biznes” është i ndaluar, në Zvicër vijnë shumë raste nga vendet përkatëse, shkruan srf.ch. Këtë e tregon edhe raporti i fundit mbi numrin e atyre që kanë “shfrytëzuar shërbimet” e kësaj organizate në vitin 2016: nga 201 syresh vetëm 6 kanë qenë zviceranë, transmeton albinfo.ch. Të tjerët kanë ardhur, shumica nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca.
Megjithatë, gjatë vitit 2016 ka pasur më pak të vdekur të asistuar nga “Dignitas”, krahasuar me një vit më parë, kur kishin qenë 222 të tillë.
Por, kjo organizatë, në vitin 2016 ka shtuar dukshëm numrin e anëtarëve. Me 7800 sish ajo ka tashmë 9 për qind më tepër anëtarë se një vit më parë. Kjo është rritja më e madhe që ka shënuar Dignitas nga themelimi i saj.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












