Lajme
Në Zvicër arrestohet ish pjesëtari i UÇPMB-së nga Presheva
Nuhiu, bashkë me shtatëmbëdhjetë shqiptarët e tjerë nga Lugina e Preshevës janë të akuzuar si të ashtuquajtur "Grupi i Gjilanit"
Nën akuzën për krime lufte të ngritur nga prokuroria serbe kohë më parë ndaj 17 shqiptarëve, ish-luftëtarë nga Lugina e Preshevës, në një aksion të ndërmarrë të forcave speciale të policisë zvicerane është arrestuar në Veve të kantonit Vaud të Zvicrës Shemsi Nuhiu, nga Presheva, ish-pjesëtar i UÇPMB-së.
Nuhiu, bashkë me shtatëmbëdhjetë shqiptarët e tjerë nga Lugina e Preshevës janë të akuzuar si të ashtuquajtur “Grupi i Gjilanit” nga Gjykata për Krime Lufte në Beograd, për krime lufte, kinse të kryera ndaj serbëve, romëve dhe ndaj ndonjë shqiptari lojal, gjatë periudhës kohore mesi i qershorit dhe fundi i tetorit të vitit 1999.
Burimet nga Zvicra thonë se në kohën e arrestimit Nuhiu ishte në banesën e tij në Veve, ku jetonte me gruan dhe dy fëmijët e tij. Ndërkohë, autoritetet zvicerane nuk kanë bërë të ditur nëse ai do të ekstradohet në Serbi, apo do të ngritët procedura gjyqësore ndaj tij, në Zvicër.
Me gjithë interesimin e vazhdueshëm të familjarëve dhe përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës, nuk janë dhënë informata për Nuhiun se në cilën qendër të burgut mund të ndodhet i arrestuari, e as nëse do të ekstradohet në Serbi apo jo.
Ndryshe, në aksionin spektakular të xhandarmerisë serbe më 26 dhjetor të vitit 2008 ishte bastisur edhe shtëpia e Shemsi Nuhiut në Preshevë, ndërkohë që atëbotë në mungesë të Shemsiut, ishte arrestuar i vëllai i tij.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
“Shkolla Shqipe” hap dyert edhe në Rapperswil – Jona të Kantonit të St. Gallenit -
Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Loris Shoshi: Dua të kontribuoj për një Schlieren më të qëndrueshëm dhe më të hapur për të gjitha brezat
Jeta në Zvicër
-
Uniformat shkollore: një debat veshjeje që ndan Zvicrën frëngjishtfolëse Në shkollat e Zvicrës frëngjishtfolëse, trikot e sportit po fitojnë terren. Në mjedisin shkollor, trikot e... -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Mbi 100 kilogramë çokollatë është konsumuar në festivalin e çokollatës në Zvicër -
Pesë fakte rreth targave zvicerane











