Lajme
Në Zvicër, deri në fund të qershorit do të vaksinohen të gjithë
Nora Kronig, zëvendësdrejtoreshë në BAG: Qëllimi i Qeverisë Federale është që të jetë në gjendje të vaksinojë të gjithë ata që e duan të vaksinohen, deri në verë
Qëllimi i Zvicrës është që deri në fund të qershorit të vaksinojë të gjithë ata që dëshirojnë të vaksinohen . Kështu është shprehur Nora Kronig, zëvendësdrejtoreshë në BAG, e cila ka koordinuar prokurimin e vaksinave për Zvicrën që nga fillimi i pandemisë.
Ajo, në një intervistë për Blick ka specifikuar njoftimin e saj nga një konferencë mediatike e mbajtur të martën se qëllimi i qeverisë federale është që të jetë në gjendje të vaksinojë të gjithë ata që e duan të vaksinohen, deri në verë.
E pyetur në lidhje me kritikat për mungesën e vaksinave dhe strategjinë e Qeverisë Federale për vaksinimin Kruger e cila është në krye të departamentit ndërkombëtar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) thotë se vendeve tjera u duhet të presin më gjatë se Zvicra, në këtë aspekt.
Deri në fillim të dhjetorit, Zvicra kishte nënshkruar kontrata me kompanitë si Biontech / Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca – që janë zhvilluesit e vaksinave të para Covid-19, transmeton albinfo.ch.
Sipas Kronig, BAG është në proces të përfundimit të kontratave me ofruesit e tjerë të vaksinave. Në të njëjtën kohë, prodhuesit me të cilët Zvicra tashmë ka kontrata do të shqyrtohen për të parë nëse mund të dorëzojnë më shumë doza në kohë më të shkurtër.
Numri i vaksinave, që i komunikohet aktualisht publikut është “minimumi” i atyre që janë në dispozicion, ka thënë Kruger, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, për arsye taktike, ajo nuk dëshiron të komentojë më hollësisht rreth kësaj.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












