Lajme

Në Zvicër, hendeku midis pagave të larta dhe të ulëta po rritet

Një studim i ri mbi pabarazinë e të ardhurave i kryer nga sindikata e punës Unia tregon se në vitin 2021, drejtuesit e 43 kompanive më të mëdha zvicerane – duke përfshirë gjigantë të tillë si Roche, UBS dhe Nestlé – fituan mesatarisht 141 herë më shumë se punonjësit e tyre me pagën më të ulët, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që pagat e punonjësve më të paguar u rritën me vetëm 0.5 për qind midis 2016 dhe 2020 (viti i fundit për të cilin disponohen të dhëna zyrtare), për ata më të lartë rritja ishte 4 për qind.

Sindikata po bën thirrje për rritje të përgjithshme, me paratë që u hiqen aksionerëve dhe në vend të tyre u jepen punonjësve.

“Në këtë periudhë të karakterizuar nga inflacioni dhe një rritje e mundshme e primeve të sigurimeve shëndetësore, rritjet po bëhen urgjente”, shtoi Unia.