Feja
Në Zvicër kremtohet festa e Kurban Bajramit
Të martën besimtarët myslimanë në tërë Zvicrën kremtojnë festën e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të besimit Islam.
Me rastin e kësaj feste nga krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, të Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë vijnë mesazhe urimi, me shpresë që besimtarët të reflektojnë ndjenjën e humanitetit, solidaritetit e bamirësisë.
Në Zvicër namazi i Kurban Bajramit falet kryesisht nëpër salla sporti, të rezervuara pikërisht për këtë festë, për shkak të hapësirave të ngushta që i kanë xhamitë apo qendrat islame. Përveç organizimeve që bëjnë xhamitë nëpër kantone të ndryshme të Zvicrës, nuk shënohet ndonjë ceremoni kryesore e faljes së Kurban Bajramit.
Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 8:15 deri në orën 8.25, varësiht prej kantonit ku jetoni.
Kantoni | Namazi i sabahut | Namazi i Bajramit |
St.Gallen,Rorschach,Kreuzlingen,Wil | 06.45 – 07.00 | 08.15 |
Cyrih, Winterthur, Luzern | 06.45 – 07.00 | 08.18 |
Bernë, Biel, Solothurn | 06.45 – 07.00 | 08.21 |
Delemont | 06.45 – 07.00 | 08.23 |
Lozanë, Yverdon, Sion,Visp | 06.45 – 07.00 | 08.25 |
Gjenevë | 06.45 – 07.00 | 08.27 |
Me Kurban Bajramin kurorëzohet haxhi, që është kushti i pestë i Islamit, me të cilin dëshmohet solidariteti dhe mirëqenia.
Në këtë ditë të shënuar të kalendarit mysliman theren kurbanë, që simbolizon sakrificën për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Mesazh urimi për Festën e Kurban Bajramit i Këshillit të imamëve shqiptarë në Zvicër
“Kemi kënaqësi të veçantë që me rastin e festës së Kurbanit të gjithë besimtarëve myslimanë që jetojnë në Zvicër t’ua urojmë përzemërsisht këtë festë, me dëshirën që në këto ditë feste ta flijojmë egoizmin, urrejtjen, xhelozinë, gënjeshtrën, shpifjen, dyshimin dhe mosbesimin e ndërsjellë, me qëllim që t’i afrohemi njëri-tjetrit në bashkësinë e besimit e të dashurisë”, thuhet ndër të tjera në këtë mesazh të Këshillit të imamëve shqiptarë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Dita e tretë e gjykimit: I akuzuari refuzon cilësimin e veprës si “vrasje e rëndë” I akuzuari për vrasjen e Shqiponja Isufit rrëfen i përlotur se nuk donte ta vriste. Ai...
-
“Kolektivi Feminist Shqiptar” ngre shqetësimin për vrasjet e grave shqiptare, në Grevën e Gruas, në Zvicër
-
Gratë afariste nga Kosova, mirëpriten në Ambasadën e Vjenës
-
Zvicër: Shkëlqim Hyseni, shefi i 900 punonjësve
-
Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, i dorëzoi kredencialet Presidentes Amherd
Jeta në Zvicër
-
Deputetët e SVP-së përleshen me policinë, u pengon pritja e kryeparlamentarit ukrainas Aeschi dhe Graber u rezistuan urdhrave të policëve për të mos vazhduar tutje, me ç'rast ata...
-
Austria shpall datën e zgjedhjeve kombëtare, e djathta ekstreme përpara në sondazhe
-
Franca apo Zvicra: Si funksionon ndarja kufitare e aeroportit të Gjenevës?
-
Dita e tretë e gjykimit: I akuzuari refuzon cilësimin e veprës si “vrasje e rëndë”
-
“Kolektivi Feminist Shqiptar” ngre shqetësimin për vrasjet e grave shqiptare, në Grevën e Gruas, në Zvicër