Jeta në Zvicër
Në Zvicër mund të blihet shumë lehtë një armë zjarri
Nëse dëshironi të blini një armë në Zvicër, në shumicën e rasteve mund ta bëni pa ndonjë problem
Duhet të jeni të moshës së duhur dhe të mos keni ekstrakt nga dosja penale për delikte të shumëfishta, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Nëse i plotësoni këto dhe disa kërkesa të tjera, ju mund të aplikoni për një licencë të armës së zjarrit. Vetëm në shumë pak raste, njëra nga këto kërkesa është refuzuar. Një konstatim i tillë vjen nga hulumtimet e gazetave të Tamedia-s.
Shumica e personave që duan një armë zjarri deklarojnë se ju duhet për sport, gjueti apo mbledhje, si një arsye për blerje. Se në të vërtetë arma do të përdoret për këto qëllime, nuk duhet të verifikohet, informon albinfo.ch. Në Kantonin e Graubündenit, në dhjetë vjetët e fundit, 10 nga 5,500 aplikime janë refuzuar. Në Kantonin Basel-Stadt 3.5 për qind e aplikacioneve nuk janë miratuar, ndërsa në Kantonin e Bernës 4 për qind.
Në kantonin e Obwaldenit vetëm njëri nga 175 aplikimet nuk është miratuar. “Personat që duan të fitojnë një armë ligjërisht, zakonisht sillen mençurisht para se ta dorëzojnë aplikacionin ose janë të informuar mbi kushtet nga tregtarët e armëve”, thotë Christoph Fries nga Policisë për Krime e Obwaldenit, informon më tej albinfo.ch.
Numri i certifikatave për blerjen e armëve në Zvicër në vitet e fundit është rritur vazhdimisht. Në vitin 2017 janë regjistruar 4.5 certifikata për 1000 banorë për blerjen e armëve. Numri më i madh është në Kantonin e Aargaut (7.7 për 1000 banorë), më i ulëti në Kantonin e Cyrihut (3.3 për 1000 banorë).
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












