Lajme
Vazhdon trendi i rritjes në Zvicër: 8,737 raste të reja në 72 orët e fundit
BAG ka raportuar edhe 14 raste të reja vdekjeje nga Covid-19 që kanë ndodhur gjatë fundjavës dhe deri në mesditën e sotme
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 8,737 raste të reja infeksioni që kanë rezultuar pozitive për koronavirusin në ditët e fundit.
Siç dihet tashmë, BAG, prej një muaji, nuk raporton më rastet gjatë fundjavës, shkruan albinfo.ch. Prandaj, numri i të hënës përfshin regjistrimet e mbetura nga java e kaluar dhe nga fundjava.
Mesatarja e numrit të infeksioneve të regjistruara gjatë 7 ditëve arrin kështu në mesataren ditore prej 2473 rastesh, njofton srf.ch. Kjo është për 130 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Si përfundim: Trendi po rritet shumë shpejt dhe në një nivel shumë të lartë, konstaton BAG.
Shkalla e rasteve që kanë rezultuar pozitive nga testimet e kryera në shtatë ditët e fundit, është 14.7 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht rreth 15 teste ishin pozitive, transmeton albinfo.ch.
Numri i testimeve në një mesatare 7 ditore është 16,868 teste në ditë dhe kështu është rritur për 38 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG ka raportuar edhe 14 raste të reja vdekjeje nga Covid-19 që kanë ndodhur gjatë fundjavës dhe deri në mesditën e sotme, përcjell albinfo.ch.
Numri i pranimeve në spital gjatë javës së fundit është 38 persona në ditë. Kjo është 98 për qind më shumë se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















