“Nelina Caffe”: investimi i një mërgimtari
Mërgimtari shqiptar në Gjermani me një kompani gjermane ndërtojnë një fabrikë kafeje në Tetovë
Vlerësimi i përgjithshëm nga ekspertët e ekonomisë, por edhe nga vetë shifrat zyrtare, është se investimet në Maqedoni kanë munguar. Dhe në këtë kohë me mungesa të ardhjes së fondeve, para pak ditësh u vu gur themeli i një fabrike në rrethin e Tetovës.
Investimi, është projekt i mërgimtarëve shqiptarë dhe një kompanie gjermane të përpunimit të kafesë. Emigrantët shqiptarë që punojnë prej 30 vitesh në Gjermani, në bashkëpunim me kompaninë “Kord”, siç paralajmërohet do të ndërtojnë një fabrikë në të cilën do të punësohen më së paku 70 persona.
Një investim i rrallë në Maqedoni
Fabrika “Nelina Caffe”, do të jetë e teknologjisë së lartë, siç thuhet, prodhimi do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, kurse produktet do të synojnë tregun në Ballkan dhe në Evropë.Investimin e rrallë, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin e Tetovës, e mbështetën edhe politikanë të lartë shqiptarë. Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë Abdylaqim Ademi tha se “simbolika e këtij investimi qëndron në faktin që është investim i një bashkëqytetari që punon në Gjermani dhe që ka vendosur të investojë në vendin e tij, ku familjarëve të tij ju krijon kushte që të rriten dhe punojnë këtu. Simbolika tjetër është se ky investim përkrahet gjithashtu edhe nga partner me renome nga Gjermania”.Zyrtarët qeveritarë me rastin e fillimit të punimeve të ndërtimit të fabrikës, thanë se do të qëndrojnë në mbështetje të mërgimtarëve që duan të investojnë në Maqedoni.Si të të tërhiqen investimet nga jashtë?Por përtej deklaratave që jepen në ceremoni festive, Maqedonia po merr kritika për vështirësitë administrative që hasin investitorët kur duan të zbatojnë projekte biznesi. Disa raporte të kryera nga organizata vendore thonë se procedurat duhet të thjeshtësohen edhe më shumë, kjo edhe përkundër angazhimeve që ka bërë qeveria, për regjistrimin e bizneseve vetëm në një sportel.Ekspertë të ekonomisë ndërkohë janë kritik për mungesën e politikave më të qarta të thithjes më konkrete të fondeve të emigrantëve. Visar Ademi, ekonomist pranë projektit të USAID për zhvillimin e Konkurrencës, thotë se as “pushteti lokal dhe as ai qendror nuk ka projekte konkrete për të tërhequr investime nga mërgimtarët shqiptarë, një pjesë e të cilëve kanë biznese nëpër vendet evropiane ose për ata që duna të zhvillojnë biznese në vend”.
USAID pikërisht për këtë arsye në një nga komponetat e saj pati zhvilluar projekte që të ndihmojnë emigrantët për të investuar. “Asistenca teknike parashikonte që të angazhohet një konsulent qoftë nga Maqedonia qoftë nga Amerika dhe të punojë drejtpërdrejtë me kompaninë dhe individët, të japë informacione nga tregu për nevojat që ka kompania, apo investitori”, sqaron Ademi, diçka që në fakt që duhet ta bëjë vetë pushteti, qoftë ai lokal ose qendror.
Rëndësia ekonomike e mërgimtarëve
Fakti që ekspertët tërheqin vëmendjen se fondet e mërgimtarëve mund të përdoren më mirë, flasin edhe shifrat, që thonë se përqindje e madhe e dërgesave financiare që vinë nga jashtë në Maqedoni, janë të emigrantëve. Këto njoftime mbështeten edhe me analizat të publikuara në mediat e Maqedonisë, se pikërisht prurjet financiare të emigrantëve gjatë kësaj vere kanë mbajtur gjallë ekonominë e vendit, e cila është duke kaluar një krizë të thellë.
Rasti i investimit të fabrikës së kafesë në rrethin e Tetovës, pak ditë më parë, është një shembull që duhet nxitur. Ekspertët thonë se investimet e tilla nuk do të jenë rastësi, nëse ka politika të mirëfillta për të tërhequr fondet e emigrantëve por edhe nëse krijohen lehtësira administrative për fillimin e bizneseve. Nga ana tjetër bëhet thirrje që edhe emigrantët të jenë më këmbëngulës në përpjekjet e tyre për biznes, ku financat e tyre nuk do të harxhohen vetëm për jetesë, por edhe për investime.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave