Lajme

Nën rrezet e diellit, Përgjokaj pikturon sot live në sheshin zviceran

Në mëngjesin e sotëm, piktori shqiptar, Nik Pergjokaj, ka dalë në sheshin Neumarktplatz, në Brugg, Kantoni Aargau për të pikturuar dhe shpalosur profesionalitetin e tij në këtë lëm, shkruan albinfo.ch.

Ai fton të gjithë kalimtarët që të ndajnë kohë dhe të shikojnë punën dhe pikturimin e tij, live në këtë shesh.

Bota e ngjyrave e ka fascinuar atë që në fëmijëri dhe kjo e ka shtyrë të bëhet piktor. “Në fillimet e mia kërkoja të vizatoja si mjeshtërit e mëdhenj”. Më pas ai kuptoi se edhe piktura moderne është po aq tërheqëse. “Kështu fillova të eksperimentoj mes mësimit dhe profesionit.”

Ai ka provuar disa nga zhanret: Ekspresionizmin, abstrakten, realizmin, por edhe Street Art dhe Urban Art. Me talentin e tij ai rregullisht mund të merrte pjesë nëpër ekspozita.

Mund të jetë art në lidhje me: 1 person

Mund të jetë art në lidhje me: ambiente të jashtme

Pikturat e vizatuara me vëmendje dhe delikatesë dhe shumëngjyrëshe. Secila pikturë e tij  jep një mesazh të vetin. /Albinfo.ch

Mund të jetë art në lidhje me: 1 person dhe ambiente të jashtme

Lexoni më shumë për artistin Nik Përgjokaj:

Hapet ekspozita e piktorit Përgjokaj në Schinznach

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI