E-Diaspora
Nëna shqiptare pas 15 vjetësh dëbohet nga Amerika
Një grua shqiptare pritet që të dëbohet të hënën nga Amerika. Ajo kishte shkuar ilegalisht më 2002, derisa nëse diçka nuk ndryshon, do të dëbohet të hënën, shkruajnë mediat amerikane, njëra ndër to “courant.com”.
Denada Rondos gjithashtu është gruaja e një pronari lokali në SHBA. Burri i saj është Vironi, i cili është shqiptar, por me nënshtetësi greke. Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1999, por nuk do të dëbohet, përcjell albinfo.ch.
32-vjeçarja kishte hyrë ilegalisht në SHBA me një pasaportë të një vajze të ngjashme me të, dhe vetëm një vit më vonë kishte kërkuar azil, por përgjigje pozitive nuk kishte pasur deri më tani, kurse përgjigja për dëbim i kishte ardhur të premten.
Ajo nuk dëshiron të kthehet në Shqipëri. Qëndrimin e saj e mbron edhe burri i saj. Ai thotë se kanë provuar gjithçka deri më tani. Vironi thotë se grekët nuk janë të dashur në Shqipëri, ashtu si edhe ortodoksët. Madje, ai ka thënë se një shok të tij e kanë vrarë vetëm pse flet greqisht.
Pavarësisht të gjitha këtyre rreziqeve që ata i përshkruajnë tre fëmijët Niko (7), Katarina (5) dhe Alexandra (1), do të shkojnë me nënën e tyre në Shqipëri.
Ai ka shtuar se ka punuar për gjashtë ditë në javë nga dhjetë orë për familjen e tij, dhe është e vështirë t’u shpjegosh se nëna dhe ata duhet të shkojnë në Shqipëri, dhe të ndërprenë shkollimin.
Denada nuk dëshiron të kthehet, megjithatë, të gjitha kërkesat e familjes për azil dhe qëndrim në SHBA janë refuzuar deri më tani.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi














