Sport
Nëna shqiptare që merr pjesë në Olimpiadën e tretë
Shenjëtarja 47-vjeçare, Enkelejda Shehaj do të përfaqësojë Amerikën për herë të parë në karrierë, pasi më parë ka përfaqësuar edhe Shqipërinë
Olimpiada e Rios mund të quhet si rekord me pjesëmarrje shqiptarësh, pasi Kosova do të përfaqësohet për herë të parë me tetë sportistë. Përveç Kosovës, edhe Shqipëria merr pjesë me gjashtë, por edhe disa sportistë tjerë shqiptarë do të përfaqësojnë vendet tjera, shkruan albinfo.ch.
‘Teamusa.org’ ka publikuar një artikull të 10 sportisteve që përfaqësojnë Amerikën në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, të cilat po ashtu janë edhe nëna, gjë që nuk i ka ndalur të realizojnë ëndrrën e tyre dhe të jenë sportiste kulminante.
Në mesin e tyre që do të përfaqësojnë SHBA-në në ‘Rio 2016’ është edhe shqiptarja Enkelejda Shehaj.
Shenjëtaria 47-vjeçare do të përfaqësojë Amerikën për herë të parë në karrierë, pasi më parë ka përfaqësuar edhe Shqipërinë.
Sportistja shqiptare ka mbrojtur ngjyrat kuqezi në Lojërat Olimpike më 1992 dhe 1996. Në Atlanta të SHBA-së ka zënë pozitën e 14-të, ndërsa në Barcelonë të Spanjës vendin e 15-të.
Suksesin më të madh në karrierë e ka arritur në vitin 1999, kur në kampionatin botëror të mbajtur në shtetin gjerman është renditur si e pesta.
Shehaj 47-vjeçare është e martuar me Tony Bekurti dhe jeton në Napoli të Floridës së bashku me dy vajzat.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih













