Kosova
Nënshkruhet marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Kanadasë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka bërë të ditur sot nënshkrimin e marrëveshjes për “Mbrojtjen Shoqërore mes Shqipërisë dhe Kanadasë si edhe Rregullores Administrative” ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë dhe Departamentit të Punësimit dhe Zhvillimit Social të Kanadasë.
Rreth 60 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kanada nuk do të humbasin asnjë ditë kontribute, pavarësisht se ku kanë punuar.
Për Kanadanë, marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland, ndërsa për Republikën e Shqipërisë, nënshkroi ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça.
Denaj sqaron se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është shmangia e mbulimit të dyfishtë për të njëjtën periudhë dhe bashkimi i periudhave të sigurimit të realizuara në dy vendet, si dhe eksportin e pensioneve.
Ajo shton se shqiptarët do të kenë mundësi të marrin pensionin kanadez, edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, duke mos humbur asnjë të drejtë.
“Që nga viti 2015 Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me 7 vende të Europës, aktualisht ndodhet në proces negociatash edhe me 4 vende të tjera, ku jetojnë dhe punojnë qytetarë shqiptarë”, thekson ministrja.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











