Lajme
Nënshkruhet Marrëveshja “One Stop Shop”
Kjo Marrëveshje u mundëson qytetarëve të Prishtinës që aplikojnë për leje ndërtimi, që të aplikojnë vetëm në një zyrë të vetëm dhe jo në katër institucione
Qytetarët e komunës së Prishtinës, por edhe afaristët që ndërtojnë shtëpi e banesa të larta, nuk do të kenë më nevojë të vrapojnë pa lejeve të veçanta në Qeverisë, Komunë, Ujësjellës e Distribucion të energjisë elektrike, pasi tash e tutje, do të merret vetëm një leje në Komunën e kryeqytetit.
Kjo u mundësua pas sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimt Hapësinor u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit për “One Stop Shop”, në mes të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunës së Prishtinës, Kompanisë
Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) dhe Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.
“Qëllimi i kësaj marrëveshje është që palëve të cilat aplikojnë për leje ndërtimi t’i lehtësohet procedura dhe të aplikojnë në një zyrë të vetme në Komunën e Prishtinës (One Stop Shop) e jo si deri më tani, që pëlqimin ta kërkojnë edhe veçmas në KEDS dhe në KUR Prishtina’, thuhet në njoftimin lëshuar nga Zyra për Marrëdhënie me Media e komunës së Prishtinës.
Në emër të Komunës së Prishtinës marrëveshjen e nënshkroi Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, i cili u shpreh se kjo është edhe një lehtësim në të mirë të qytetarëve, të cilët tash e tutje do të kursejnë kohë dhe të gjitha shërbimet lidhur më këtë procedurë, do t’i kryejnë në Komunën e Prishtinës.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Shtim i rasteve të sulmeve ndaj infermierëve në Zvicër Dhuna po përshkallëzohet gjithnjë e më shumë në spitalet dhe klinikat zvicerane, raporton “SonntagsBlick”. Sipas një...
-
Bllokime të reja trafiku përpara tunelit Gotthard
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë