Kosova
Nënshkruhet protokolli për ekstradim mes Kosovës dhe SHBA-së
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Matthew Palmer, kanë nënshkruar sot protokollin e instrumenteve të Ratifikimit të Marrëveshjes së Ekstradimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministri Tahiri ka theksuar se ky nënshkrim shënon një rast historik për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve në fushën e bashkëpunimit juridik.
“Traktati pasqyron realitetin e ri në Ballkan”, ka thënë ministri Tahiri dhe, sipas tij, kjo marrëveshje fuqizon edhe më tej sundimin e ligjit dhe subjektivitetin e Kosovës, duke e bërë një partner të besueshëm në luftën kundër krimit transnacional”, thuhet në njoftimin e MD-së.
Traktati, sipas ministrit Tahiri, është simbol i bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve dhe pasqyron parimet për luftimin efikas të krimeve që janë karakteristike për shek. 21.
Sipas ministrit Tahiri, nënshkrimi i sotëm i jep një kah krejt të ri bashkëpunimit mes dy vendeve, duke rritur bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, si dhe duke u ofruar prokurorëve dhe autoriteteve të tjera në të dy anët e Atlantikut mjete të reja për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














