Lajme
Nënshkruhet Protokolli për Ri-pranim të refugjatëve me Francën
Kjo marrëveshje është vazhdimësi e punës për integrime evropiane dhe përmbushjen e kritereve për Liberalizimin e Vizave
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Jean Francois Fitou, kanë nënshkruar Protokollin e zbatimit të Marrëveshjes për Ri-pranim në mes të dy vendeve.
Kjo marrëveshje është vazhdimësi e punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, për integrime evropiane dhe përmbushjen e kritereve për Liberalizimin e Vizave.
Ministri Rexhepi falënderoi qeverinë e Republikës së Francës për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm në konsolidimin e shtetit të Kosovës.
“Në emër të Qeverisë së Kosovës, dua të falënderoj Republikën e Francës për kontributin e madh, në tërë proceset që kemi kaluar si shtet, sidomos tani në procesin për liberalizimin e vizave dhe integrimeve evropiane”, ka theksuar ministri Rexhepi.
Ndërsa ambasadori Fitou, ka deklaruar se nënshkrimi i këtij Protokolli është si rezultat i bashkëpunimit të mirë që ka Republika e Francës me Kosovën, në fushën e punëve të brendshme, përkatësisht në procesin e riatdhesimit.
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra













