Lajme
Nëntë arsye pse kafja është e mirë për ju
Është e vërtetë se ka diçka tepër qetësuese gjatë konsumit të një filxhani kafeje dhe shumë njerëz as nuk e imagjinojnë dot që të kalojnë ditën pa pirë të paktën një filxhan. Por a është e mirë pirja e kafesë?
Ajo përmban gjithashtu antioksidantë dhe substanca të tjera që mund të zvogëlojnë inflamacionin e brendshëm dhe të mbrojnë kundër disa sëmundjeve.
Për më tepër AgroWeb.prg rendit për ju 9 arsye që tregojnë pse kafja është një pije e shëndetshme, gjithmonë nëse nuk e teproni.
Cilat janë përfitimet kryesore shëndetësore të konsumit të kafesë?
Përtej rritjes së energjisë, mënyrat se si kafeja mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin tuaj janë:
Mund të jetoni më gjatë.
Studimet e fundit zbuluan se ata që pinë kafe kanë më pak gjasa të vdesin nga disa nga shkaqet kryesore të vdekjes si sëmundjet koronare të zemrës, goditjet në tru, diabeti dhe sëmundjet e veshkave.
Trupi juaj mund të përpunojë më mirë glukozën (ose sheqerin).
Kjo është teoria që fshihet pas studimeve që zbuluan se njerëzit që pinë më shumë kafe kanë më pak gjasa të preken nga diabeti i tipit 2.
Zemra juaj ka mundësi të jetë më e fortë
Konsumi i një deri në dy filxhanë kafeje në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e dobësimit të zemrës.
Ju keni më pak gjasa të zhvilloni sëmundjen e Parkinsonit.
Kafeina jo vetëm që lidhet me një shans më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit, por gjithashtu mund të ndihmojë ata me këtë gjendje të kontrollojnë më mirë lëvizjet e tyre.
Mëlçia juaj do të jetë më e shëndetshme.
Hulumtimet tregojnë se ata që pinë kafe kanë më shumë gjasa të kenë një shëndet më të mirë të mëlçisë sesa njerëzit që nuk pinë kafe.
ADN-ja juaj do të jetë më e fortë.
Kafeja e pjekur shumë zvogëlon dëmtimet në ADN, të cilat ndodhin natyrshëm, por që mund të çojnë në kancer ose tumore nëse nuk riparohen nga qelizat tuaja.
Shanset për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë do të ulen shumë.
Studiuesit zbuluan se konsumuesit e kafesë, kishin 26 % më pak gjasa të zhvillonin kancer kolorektal.
Ju mund të ulni rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.
Konsumi i dy filxhanëve kafe në ditë mund të sigurojë mbrojtje të konsiderueshme kundër zhvillimit të kësaj sëmundjeje.
Mundësitë që të pësoni një goditje në tru ulen.
Për gratë, pirja e të paktën një filxhan kafe në ditë shoqërohet me ulje të rrezikut të goditjes në tru, që është shkaku i katërt kryesor i vdekjes tek gratë. /AgroWeb
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas













