Shkurt.ch
Nëpunësja e prokurorisë për të rinj ka përvetësuar 650 mijë franga
Punonjësja e kontabilitetit, nga viti 2010 deri në vitin 2016 kur është zbuluar, ka vjedhur në mënyrë sistematike para për nevoja private
Një nëpunëse e Prokurorisë për të rinj në qytetin Biel/Bienne ka përvetësuar në vendin e saj të punës përmes dokumenteve të falsifikuara 650 mijë franga.
Punonjësja e kontabilitetit, nga viti 2010 deri në vitin 2016 kur është zbuluar, ka vjedhur në mënyrë sistematike para për nevoja private, shkruan sda.ch. Ajo është pushuar nga puna në vjeshtën e vitit të kaluar dhe tash duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Prokuroria Kantonale për ndjekjen e delikteve ekonomike ka ngritur akuzën për përvetësim të padrejtë parash, njofton ajo sot përmes një komunikate.
Ish nëpunësja punonte si zyrtare kontabiliteti në qendrën e shërbimit të Prokurorisë për të rinj Berner Jura-Seeland.
Me rastin e zbulimit të saj, vjeshtën e kaluar, ishte menduar se shuma e vjedhur ishte në mes 400 mijë dhe 500 mijë franga.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme











