Koronavirusi: çast pas çasti
“Nëse nuk izolohemi, bëhet më keq”
Analisti gjerman bën një paralajmërim
Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë. Sa kohë do të vazhdojë kjo? Më shpejt e gjitha do të kalojë po t’u përmbahemi rregullave që janë të nevojshme në këtë krizë, thotë Felix Steiner.
”Po të ma kishit parashikuar atë që njoftoi kancelarja të hënën në mbrëmje një javë më parë, do t’u kisha tallur. Masa të tilla në Gjermaninë moderne, ku liria individuale është mbi të gjitha? E pakonceptueshme! Po, në Kinë kjo mund të funksionojë.
Edhe në Iran ose në Rusi – kudo ku njerëzit janë mësuar prej dekadash që shteti t’u bjerë në qaftë. Po këtu në mes të
Evropës? Kurrë! Po tani kjo po ndodh. E ka edhe kuptim. Sepse shifrat e infektimeve në Gjermani dhe në vendet fqinje thuajse po shpërthejnë këto ditë. Askush nuk dëshiron kushte si në Italinë veriore. Atje, si në spitale ushtarake, mjekët duhet të vendosin se kë ia vlen akoma të mjekosh dhe kë vetëm duhet ta lënë shtrirë të vdesë”, thotë ai.
“Lista e ndalimeve të qeverisë federale dhe landeve ka ende shumë përjashtime: prandaj, ashpërsimi i mëtejshëm i masave në ditët në vijim nuk përjashtohen, janë pothuajse të sigurta – mjafton të shohim vetëm Francën, Italinë ose Spanjën. Atje ekzistojnë tashmë ndalime të vërteta për të dalë jashtë shtëpisë. Blerje lejohet të bëjë vetëm një numër i caktuar i njerëzve në të njëjtën kohë. Askush nuk i do të gjitha këto, dhe këto mund të funksionojnë vetëm për një kohë relativisht të shkurtër – edhe kjo nuk dihet. Pra, le të jemi ambiciozë: le të përpiqemi t’ia dalim mbanë pa ndalime të tjera, e t’i marrim përfundimisht seriozisht rregullat ekzistuese”, shprehet opinionisti.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe Shkollat shqipe priten të hapen në Konstanz dhe Singen... -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën















