Lajme
“Nëse nuk vepron tash, Zvicra së shpejti do të ketë valën e tretë”
Sipas Nabarros, nevojiten përgjegjësi të qarta. Dhe ai thotë se është i befasuar që problemi "nuk është trajtuar si një emergjencë kombëtare"
David Nabarro, i dërguari special i OBSH-së në luftën kundër Covid-19, është kritik ndaj strategjisë së Zvicrës për luftimin e koronavirusit. Në raport me “situatën jashtëzakonisht serioze”, masat që po merr Zvicra janë tepër gjysmake, ka thënë Nabarro.
“Autoritetet kanë dështuar të bëjnë ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme pasi kishin vënë nën kontroll valën e parë”. Kështu është shprehur Nabarro në një intervistë për gazetat CH Media. Rezultat i kësaj, është vala e dytë. “Nëse nuk veproni tani, do të keni valën e tretë në fillim të vitit 2021”, transmeton albinfo.ch.
Sipas ekspertit të OBSH-së, situata është jashtëzakonisht serioze në Zvicrën perëndimore. Numri i rasteve është jashtëzakonisht i lartë dhe ka shumë mbingarkesë në spitale. Nabarro pyet nëse dikush dëshiron të shohë “një numër jashtëzakonisht të lartë vdekjesh dhe njerëzish me pasoja afatgjata”. Dhe ai paralajmëron: Kjo do të nënkuptojë “një sfidë për vitet që vijnë”.
Nevojitet një “strategji shumë më e fortë nga autoritetet dhe banorët”, përcjell albinfo.ch. Për shembull, në rast të një infeksioni, izolimi duhet të jetë total. Dhe autoritetet do të duhet ta kontrollojnë këtë.
Sipas Nabarros, nevojiten përgjegjësi të qarta. Dhe ai thotë se është i befasuar që problemi “nuk është trajtuar si një emergjencë kombëtare”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë