E-Diaspora
Nesër skadon afati për regjistrimin e votuesve në diasporë
Regjistrimi për të votuar në zgjedhjet parlamentare në misionet diplomatike dhe konsullore jashtë vendit përfundon më 11 nëntor.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të përmbyll nesër regjistrin zgjedhor sa i përket njësisë zgjedhore numër 7 në diasporë, raportojnë mediat në Shkup.
Si duket tashmë është e sigurt se katër vende të votimit do të hapen në Bernë, Venedik, Nju Jork dhe Detroit.
Sipas raportit të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve në këto qytete do të votojnë më së shumti nga diaspora, ku kalon edhe numri prej një mijë votuesve të regjistruar.
Partitë politike vazhdojnë të bëjnë thirrje që mërgimtarët të regjistrohen për të pasur drejtë për të votuar më 11 dhjetor nëpër misionet diplomatike dhe konsullore jashtë vendit.
Për një mandat parlamentar nga diaspora duhen rreth 6500 vota.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg












